‘Gruaja’ e famshme – profil i rremë – me gjuhë monstruozisht urrejtëse që mbështet Vetëvendosje në rrjete sociale, Marigona Fona, ka vazhduar të vërshojë rrjetet sociale me komente e postime të së njëjtës natyrë.
Profili i saj vazhdon të gufojë urrejte racore dhe kombëtare ndaj shqiptarëve, kryesisht të zonës së Drenicës, si “primitiva, fisi machuv pichu, mesjetar, shk***lla” dhe kryesisht ndaj të gjithëve që s’e votojnë Vetëvendosjen.
Në një koment më të fundit që iu shfaq gazetës Nacionale në navigim në rrjete sociale, ajo komenton mbi një lajm të një profesori nga Beogradi.
“Më i mirë ky serb se krejt opozita tradhtare krimanale”.
![](https://nacionale.com/uploads/476649632_1684436159168346_8088375845724105956_n-2.jpg)
![](https://nacionale.com/uploads/476649632_1684436159168346_8088375845724105956_n-2.jpg)
Kujtojmë se e njëjta shfaqet si profil i një vajzeje të re – profil i rremë që ndërvepron, krijon, shpërndanë materiale propagandistike, urrejtëse, fyese ndaj gjithkujt opozitar.
Një rast ishte lajmëruar se e njëjta kishte sharë serbisht një gazetar shqiptar në termat më të rëndë si “terrorist shiptar (term denigrues dhe racist serb ndaj shqiptare” të cilëve “do të vijë një kohë që as NATO s’do t’ju ndihmojë”, shkruan Nacionale.
Kjo kishte ngritur shumë shqetësime e dilema në mos profile të tilla ishin të dirigjuara edhe nga Serbia e Rusia – një metodë kjo e etabluar online – kur para mëse dy vite në Twitter i dilnin “në ndihmë” qasjes ofenduese të Vetëvendosjes ndaj diplomatëve amerikanë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.