Një postim në X, ku pretendohen se vdekja e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny, në një burg rus në shkurt 2024 ishte pasojë e helmimit, u publikua të mërkurën nga gruaja e tij, Yulia Navalnaya.
Yulia Navalnaya citon rezultatet e analizave nga laboratorë të huaj mbi prova biologjike të marra nga trupi i Navalny-t.
Në videon që publikoi, Navalnaya, e cila akuzon Kremlin për vrasjen e bashkëshortit të saj, tregon se Alexei Navalny kërkoi ndihmë më 16 shkurt 2024 në orën 12:10, duke thënë se ndihej keq, me djegie në gjoks dhe stomak, dhe më pas filloi të villte.
“Kërkoj që gjetjet të bëhen publike, në mënyrë që të dalë në dritë ‘e vërteta e pakëndshme’,” shtoi ajo, pa specifikuar se cili helm është përdorur.