Gruaja e largon Dybala nga Roma, zbulimi i vjehrrës: “Dëshiron të ikë, ndoshta në qershor”

Që Paulo Dybala është në krye të listës së merkatos së Boca Juniors nuk është sekret, por dita-ditës rriten gjasat që ai të largohet nga Roma. Argjentinasi, kontrata e të cilit skadon në qershor, është bërë emri më i përfolur i javëve të fundit, me zëra dhe deklarata që e shohin gati të lërë kryeqytetin italian për një tjetër kryeqytet; nga Roma në Buenos Aires.

Një rol vendimtar duket se ka edhe familja, pasi vjehrra ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u kthyer në atdhe. Catherine Fulop, nëna e Oriana Sabatini, tha në “Otro día perdido”: “Orianës i ka rënë në kokë për t’u larguar. Me Leo Paredes dhe bashkëshorten e tij Cami rrinin gjithmonë bashkë… Tani i mungojnë këto gjëra. Në Romë ndihet shumë e vetmuar”.

Sipas saj, “largimi, nëse ndodh, do të jetë në qershor, jo tani”. Ndërkohë, presioni i Boca Juniors dhe fjalët e drejtuesit Delgado sugjerojnë një largim me parametër zero në verë.

The post Gruaja e largon Dybala nga Roma, zbulimi i vjehrrës: “Dëshiron të ikë, ndoshta në qershor” appeared first on Telesport.