Futbollisti meksikan Javier Hernández, i njohur si “Chicharito”, është vënë në qendër të një polemike të fortë për shkak të deklaratave të tij të fundit rreth burrërisë dhe rolit të grave në shoqëri. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai u shpreh: “Gra, ju po dështoni. Po e zhdukni burrërinë duke e kthyer shoqërinë në një ndjeshmëri të tepruar”.
Deklaratat e tij nuk u ndalën me kaq: “Përqafoni energjinë tuaj femërore duke u kujdesur për familjen, ushqyer, pritur, shumëzuar (lindur fëmijë), pastruar, mbajtur shtëpinë, që është vendi më i çmuar për ne burrat. Mos kini frikë të jeni gra, ta lejoni veten të udhëhiqeni nga një burrë që nuk dëshiron tjetër veçse t’ju shohë të lumtura, sepse ne nuk e njohim parajsën pa ju”.
Këto deklarata shkaktuan reagime të shumta nga figura publike dhe aktiviste, ndër to edhe aktorja Sara Sálamo, partnerja e futbollistit Isco Alarcón, e cila reagoi fuqishëm përmes rrjetit X (ish-Twitter), duke dënuar qëndrimin e “Chicharitos”.
“Nëse do të të tregoja unë se për çfarë duhet të kujdesesh ti, shok… E kuptoj që FIFA tashmë duhet të jetë duke vepruar pas deklaratave kaq alarmante si këto. Sepse ato jo vetëm që shkelin vlerat e barazisë dhe respektit, që futbolli ndërkombëtar mbron, por janë kthim i rrezikshëm pas në kohë, ndërkohë që sporti duhet të jetë shembull, jo turp”, – shkroi ajo qartë dhe prerë.
Si te dijera yo lo que deberías cuidar tú, colegui…
Entiendo que la FIFA ya estará actuando ante unas declaraciones tan alarmantes como estas. Porque no solo atentan contra los valores de igualdad y respeto que el fútbol internacional defiende, sino que son un retroceso… pic.twitter.com/N4eeIXJiIn
— Sara Sálamo (@SaraSalamo) July 20, 2025
Më tej, Sálamo shtoi: “Kur një futbollist me ndikim global sugjeron që gratë ‘duhet të kujdesen për shtëpinë’ dhe fajëson përpjekjet tona për të drejta të barabarta për ‘zhdukjen e burrërisë’, ai nuk po shpreh mendimin e tij. Ai po përhap një seksizëm të vjetruar, të dhunshëm dhe sistematik. FIFA duhet ta ndëshkojë këtë. Me vendosmëri. Me qartësi”.
Ajo theksoi gjithashtu: “Përkushtimi i vërtetë ndaj barazisë nuk shkruhet në pankarta apo në spotet promovuese, por dëshmohet me vendime, me ndëshkime dhe me kufij të qartë. Ky rast e kërkon këtë. Në vitin 2025, të duhet ende të mbrosh të drejtën e grave për të pasur të njëjtat synime, karriera dhe ëndrra si burrat. Kjo nuk është vetëm e padrejtë, por rraskapitëse”.
Ajo e mbylli mesazhin me një thirrje të fortë: “Por ja ku jemi, duke luftuar ende. Për veten tonë, për vajzat tona dhe për djemtë tanë. Sepse ata meritojnë të rriten duke parë që ky sport, dhe kjo botë, e marrin barazinë dhe drejtësinë me seriozitet”.
Një reagim i fuqishëm që po mbështetet gjerësisht në rrjetet sociale, ndërkohë që shumë presin një përgjigje zyrtare nga FIFA apo institucionet përkatëse ndaj deklaratave të futbollistit meksikan.
The post Gruaja e Isco kritikon ashpër “Chicharito”: Deklaratat e tua janë sek*izëm i vjetruar, i dhunshëm dhe sistematik appeared first on Telesport.