Gruaja e Hysen Durmishit ironizon me Qeverine, Durmishi ia bën zemër në status

Një postim me ironi në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi bashkëshortja e ish-ministrit të Transportit, Hysen Durmishi, ka thumbuar Qeverinë lidhur me përfundimin e një rruge.

Në statusin e saj, ajo shkruan:
“Vështirë është me përfundu ndërtimin e rrugës, se me pre shiritin është lehtë ”, duke lënë të kuptohet një kritikë për mënyrën se si promovohen projektet infrastrukturore.

Por ajo që ka rënë më shumë në sy është reagimi i vetë Hysen Durmishit, i cili nuk ka qëndruar indiferent. Ai ka reaguar në postimin e bashkëshortes së tij duke i vendosur një “zemër”, një gjest që është interpretuar si mbështetje e hapur ndaj ironisë së saj.