Kanë kaluar pothuajse tri javë nga vdekja tragjike e Diogo Jota, i cili humbi jetën në një aksident rrugor së bashku me vëllain e tij André Silva më 3 korrik. Një humbje që tronditi botën e sportit, me shumë dedikime dhe nisma në nder të ish-futbollistit portugez, veçanërisht nga Liverpool-i i tij. Pas ditësh heshtjeje, bashkëshortja e tij, Rute Cardoso, është rikthyer të flasë në rrjetet sociale.
Vdekja e Diogo Jota la një boshllëk të madh për tre fëmijët e çiftit dhe partneren e tij, me të cilën ishte martuar më 22 qershor. Një muaj pas martesës, Rute Cardoso, e cila nuk kishte publikuar asnjë mesazh më parë, duke lënë si postimet e fundit vetëm fotot e dasmës, theu heshtjen. Dhe e bëri këtë me një dedikim të veçantë për bashkëshortin e ndjerë.
Një foto që tregon duart e tyre të kapura dhe kërcimin e parë të çiftit (dhëndër dhe nuse, ditën e celebrimit), e shoqëruar me fjalët prekëse: “Një muaj nga ‘as vdekja nuk do të na ndajë’. Përgjithmonë, branquinha jote”! “Branquinha” është nofkë përkëdhelëse në portugalisht, që mund të përkthehet si “e bardha jote” ose “e dashura jote e vogël”).
The post Gruaja e Diogo Jota thyen heshtjen, ja mesazhi i saj prekës në rrjetet sociale pas tragjedisë appeared first on Telesport.