Interi u eliminua në 1/8 finale të Botërorit për Klube nga Fluminense, por zhgënjimi për përfundimin e parakohshëm, dhe disi të papritur, të kompeticionit amerikan u zëvendësua menjëherë nga kaosi i shkaktuar prej fjalëve të kapitenit Lautaro Martinez, menjëherë pas humbjes 2-0:
“Pashë gjëra që nuk më pëlqyen. Kush nuk do të qëndrojë tek Interi, të largohet”. Fjalë të drejtuara edhe ndaj Hakan Çalhanoğlu, i cili është në qendër të zërave të merkatos për një kalim te Galatasaray, por që po ashtu po shfaqet i qeshur në rrjetet sociale nga Stambolli, pasi la SHBA për shkak të dëmtimit.
Martinez nuk përmendi emra, por Marotta riktheu menjëherë në debat numrin 20 turk. Këto fjalë nuk lanë të ftohtë ata që janë rreth Çalhanoğlu, përfshirë edhe gruan e tij, e cila reagoi menjëherë në rrjetet sociale: “Disa njerëz nuk janë besnikë ndaj teje, por ndaj nevojës që kanë për ty. Kur nevojat ndryshojnë, ndryshon edhe besnikëria e tyre. Mos u pendo që ke një zemër të mirë, Hakan, gjërat e mira shumëzohen”.
Mbetet për t’u kuptuar sa mesazhi i kapitenit të Interit ishte me të vërtetë i drejtuar vetëm te mesfushori turk, i cili është më i ekspozuari nga ana mediatike për shkak të merkatos dhe kështu teorikisht më i lehtë për t’u goditur nga ky aspekt.
Por, sipas fjalëve të Lautaros, objekti i kritikës ishte ndoshta më shumë se një person, pasi e zgjeroi fjalën në mënyrë të përgjithshme. Për këtë do të duhet të mendojë klubi me Beppe Marotta, por edhe Cristian Chivu, i cili po përballet me një situatë më të komplikuar nga sa pritej.
Lautaro, shumë i ashpër pas Inter-Fluminense: Kush nuk dëshiron të qëndrojë, të thotë mirupafshim…
Marotta e konfirmon: Mesazhi i ashpër i Lautaros i drejtohej Calhanoglu
The post Gruaja e Çalhanoğlu i përgjigjet shpë*thimit të Lautaros: Disa njerëz janë besnikë vetëm kur kanë nevojë… appeared first on Telesport.