Antoine Griezmann ka gjithçka gati për t’u larguar drejt Orlandos, ku do të finalizojë kontratën si lojtar i ri në SHBA. Francezi do të shfrytëzojë ditët e pushimit të skuadrës së Atlético Madridit për të udhëtuar drejt SHBA-së dhe mbyllur marrëveshjen me klubin amerikan.
Ky udhëtim bëhet me dakordësi të plotë me Atlético Madridin, që i ka dhënë lejen e nevojshme për të firmosur atë që pritet të jetë kontrata e fundit e madhe në një karrierë brilante, ku klubi madrilen ka pasur rol kryesor.
Griezmann pritet ta përfundojë sezonin me “Colchoneros”, duke synuar fitimin e Kupës dhe, nëse është e mundur, të Champions League, përpara se të vazhdojë vitet e fundit të karrierës në MLS, një kampionat ku ka shprehur prej kohësh dëshirën për të luajtur si përmbyllje të rrugëtimit të tij.
Ky hap vjen me mbështetjen e plotë të klubit, që synon t’i lehtësojë gjithçka sulmuesit, i cili është golashënuesi më i mirë në historinë e Atletico Madridit. Një cikël i shkëlqyer që pritet të mbyllet në maj, për të hapur një kapitull të ri në Orlando.
The post Griezmann udhëton drejt Orlandos, gati firmosja e kontratës për sezonin e ardhshëm appeared first on Telesport.









