Duket se Antoine Griezmann e ka vëzhguar Lionel Messin në stërvitje dhe i ka mësuar ca gjëra nga bashkëlojtari i tij te Barcelona.
Sulmuesi francez ishte ylli i mbrëmjes të dielën në Camp Nou, duke shënuar dy herë në debutimin e tij për Barcelonën në shtëpi.
Griezmann shënoi dy herë, me golin e dytë që ishte në stil të Messit, në fitoren 5 – 2 të Barçës kundër Real Betisit.
“Po, e pashë Leon duke gjuajtur në atë mënyrën në stërvitje dhe e kopjova atë”, tha Griezmann pas ndeshjes.
Ai u pyet edhe për mënyrën sesi i festoi golat.
“Festimi? Më pëlqeu çfarë bëri LeBron James dhe tentova ta kopjoj atë”, shpjegoi ai.