Griezmann nuk pret dot deri në verë, do të largohet nga Atletico Madrid para muajit prill? Zbulohet prapaskena

Tashmë nuk është sekret që Antoine Griezmann nuk do të jetë më pjesë e Atletico Madridit për sezonin e ardhshëm. Por, “Cadena SER” zbulon se sulmuesi francez mund të mos presë deri në verë për largimin nga Atletico Madrid, por mund të largohet para fundit të sezonit.

E ardhmja e Griezmann do të jetë në MLS dhe sipas të gjitha gjasave ekipi i ri do të jetë Orlando City. Duke qenë se merkato në MLS mbyllet më 27 mars, atëherë Griezmann mund të largohet shumë më shpejt nga sa pritej, gjithmonë nëse gjen gjuhën e përbashkët me Atletico Madridin.

I pyetur në konferencën për shtyp pas fitores ndaj Club Brugge në Champions League për të ardhmen e Griezmann, Diego Simeone u shpreh se francezi është i lirë të zgjedhë çfarë të dojë, duke nënkuptuar që nuk do të ketë pengesa nga “Colchoneros” nëse vendos të largohet para fundit të sezonit.

Por, largimi i tij nga Atletico Madrid nuk do të jetë falas. Kontrata e Griezmann me “Colchoneros” skadon në vitin 2027, vlera e tij në treg llogaritet 10-15 milionë euro.

The post Griezmann nuk pret dot deri në verë, do të largohet nga Atletico Madrid para muajit prill? Zbulohet prapaskena appeared first on Telesport.