Griezmann: MLS është ëndrra ime, para se të iki dua të fitoj Champions dhe La Liga me Atletico

Sulmuesi i Atlético Madrid, Antonie Griezmann, foli për mediat në lidhje me objektivat dhe dëshirat e tij. Ai bëri fillimisht një vlerësim të sezonit të kaluar: “Kisha kaq shumë shpresa, kaq shumë ëndrra dhe marsi nuk ishte një muaj i mirë për askënd. Humbëm La Liga dhe Champions League, morali im ra ndjeshëm, më lëndoi shumë mendërisht dhe kjo ndikoi në lojën time më vonë”.

Do të doja ende të luaja sa më shumë, por e kuptoj që duhet të jem profesional, që duhet të jap shembull për të gjithë shokët e mi të ekipit. Më duhet t’i provoj trajnerit se jam ende gati të luaj, se kam gjithçka që duhet për të luajtur dhe për të fituar një vend në formacionin titullar”, shtoi sulmuesi francez.

Për zgjatjen e kontratës së tij deri në vitin 2027, Griezmann tha: “Gjithmonë dua më shumë. Kam ende shumë minuta për të luajtur, këmbët dhe forcën mendore për të vazhduar dhe për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm për klubin. Dua t’ua provoj të gjithëve se jam ende i rëndësishëm. Tani duhet të vazhdoj të provoj, ditë pas dite, se ende mund të luaj”.

Së fundi është përfolur për një transferim në MLS, Ligën Amerikane të Futbollit. “Gjithmonë jam objekt bisede. Që nga dita e parë që mbërrita deri në ditën e fundit që largohem. Por, siç thashë, jam shumë i lumtur këtu. Të gjithë e dinë që MLS është ëndrra ime, qëllimi im, por unë ende kam një kontratë dhe dua të vazhdoj të luaj këtu dhe të jem një lojtar i rëndësishëm”, shtoi francezi.

Për qëllimet e tij të ardhshme pas golit të tij të 200-të: “Fitimi i një titulli kampion, një Champions League dhe një Kupe Mbreti. Ka ende shumë gjëra për të arritur dhe dua të vazhdoj t’u sjell gëzim njerëzve dhe shokëve të mi të ekipit.”

The post Griezmann: MLS është ëndrra ime, para se të iki dua të fitoj Champions dhe La Liga me Atletico appeared first on Telesport.