Këngëtarja e njohur Gresa Behluli ka shpërndarë një reagim të fortë në rrjete sociale, duke krahasuar çmimet dhe kushtet mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Ajo publikoi një fotografi nga Durrësi, ku shfaq faturën e një kafeje prej vetëm 100 lekësh (rreth 1 euro), të shoqëruar me pamjen e detit.
Në të njëjtën kohë, Gresa nuk kurseu thumbat për Prishtinën, duke theksuar se një kafe aty kushton 1.50 deri në 2 euro, por me pamje nga “berllogu dhe qentë endacakë të rrugëve”. “Tani thoni që është shtrenjtë në Shqipni”, shkroi këngëtarja duke ndezur reagime.
Megjithatë, pavarësisht ankesave të shpeshta për bregdetin shqiptar, duket se një pjesë e komenteve për çmimet shpesh rezultojnë të ekzagjeruara.