Gresa Hoti pozon në vello pranë të dashurit të saj

Modelja e njohur Gresa Hoti ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e saj sentimentale.

Në postimin e publikuar, ajo shihet e veshur me fustan nusërie, ndërsa i dhuron puthje partneri i saj, duke ngjallur menjëherë reagime të shumta në rrjet, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse Gresa nuk ka zbuluar më shumë detaje, pamjet kanë mjaftuar për të nxitur aludime rreth një martese të mundshme.


Kujtojmë që modelja u bë e njohur pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova”, ku fitoi shumë ndjekës dhe vëmendje nga publiku.