Gresa Behluli thumbon koleget që po ia marrin vëmendjen nuses në dasma

Këngëtarja e njohur Gresa Behluli ka bërë një deklaratë që ka shkaktuar reagime në mesin e artisteve vendase. E ftuar në një intervistë së fundmi, ajo është shprehur se në dasma mundohet të vishet sa më thjeshtë, në mënyrë që vëmendja të përqendrohet vetëm tek nusja.

“Në dasma përpiqem të mos bie në sy me veshje të ekzagjeruara. Është dita e nuses, jo e jona,” tha Gresa me një ton të drejtpërdrejtë.

Kjo deklaratë u interpretua si një thumb për disa prej kolegeve të saj që shpesh shfaqen me veshje glamuroze në evente familjare, duke marrë vëmendjen që sipas Gresës, i takon vetëm nuses.

Pas kësaj deklarate, shumë artiste janë ndjerë të ofenduara, duke e konsideruar komentin e saj si një kritikë të fshehur ndaj mënyrës së tyre të paraqitjes në dasma.