Gresa Behluli këndon me nënën, por ja çfarë lidhje ka me babain

Gresa Behluli prej vitesh bashkëpunon në skenë me nënën e saj, këngëtaren e njohur Shkurte Fejza.

Dyshja nënë e bijë kanë ndërtuar një raport të veçantë artistik, që është pëlqyer nga publiku, shkruan “Kosovarja”.

Megjithatë, Gresa ka treguar shpesh edhe lidhjen e ngushtë që ka me të atin, të cilit madje i ka kushtuar edhe një këngë.

Së fundmi, ajo ka ndarë një foto ku shihet përkrah babait të saj, duke reflektuar dashuri dhe respekt të ndërsjellë.