Përfaqësuesi Special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori, Richard Grenell po qëndron sot në Kosovë.
Grenell fillimisht është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi ndërsa pas takimit në Ambasadën amerikane ka zhvilluar një takim me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Gazetarët nga vendi i ngjarjes raportojnë se takimi Grenell-Kurti sapo ka përfunduar, ndërsa pritet që emisari i Trumpit të takojë edhe përfaqësuesit politik të partive të tjera.
Kurti ka dalë nga takimi me Grenellin dhe ai s’ është deklaruar para gazetarëve.
Pak ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të Administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi.