Grenell pajtohet me Ramën se Thaçi po mbahet peng nga Haga, thotë se Jack Smith është një turp

Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, në Hagë.

Sipas kryeministrit Edi Rama, Hashim Thaçi është rrëmbyer pa gjyq dhe pa akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës.

Këtë zhvillim e ka komentuar edhe i dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell.

Ai ka shpërndarë postimin e kryeministrit Edi Rama dhe ka thënë se Jack Smith është një turp.”

“Aleati i NATO-s dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e hedh poshtë çështjen ligjore Jack Smith kundër ish-Presidentit Thaçi në Hagë – dhe i turpëron evropianët që lejojnë që padrejtësia të vazhdojë. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në X.