Gravina: Refuzimi për të luajtur ndaj Izraelit do të thoshte eliminim nga Kupa e Botës

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, tha: “Të mos luanim kundër Izraelit do të thotë të mos shkojmë në Botëror dhe, madje, t’ua lehtësonim atyre kualifikimin. Këtë duhet ta kuptojmë”. Ai theksoi afërsinë ndaj palestinezëve: “Jemi shumë të afërt me njerëzit që vuajnë në Palestinë, sidomos fëmijët dhe civilët e pafajshëm”.

Gravina shtoi: “Italia ka rënë në grup me Izraelin, të mos luajmë ndaj tij do të thotë humbje e kualifikimit. Nuk mund ta përdorim futbollin për të bashkuar njerëzit dhe më pas të mos luajmë, duke ia lehtësuar kualifikimin Izraelit”.

Për kthimin e Italisë në Botëror, pas dy edicioneve mungesë: “Në 7 vitet e fundit jemi eliminuar për dy penallti, por lëvizja është e gjallë. Me pak fat do ta arrijmë objektivin. Duhet të fitojmë, me durim dhe përkushtim deri në nëntor”.

The post Gravina: Refuzimi për të luajtur ndaj Izraelit do të thoshte eliminim nga Kupa e Botës appeared first on Telesport.