Grabitje në Prizren, vidhen stoli ari dhe një pistoletë

Përmes raportit 24 orësh policia ka njoftuar se dje në Prizren ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Një pronar i një shtëpie ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur para, stoli dhe një pistoletë me leje.

Për këtë rast ende nuk ka të arrestuar.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se person-a të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari, dhe para te gatshme dhe një pistoletë me leje valide”, tha policia,