Një grua ka raportuar në polici se derisa ka qenë duke ecur në këmbë në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë, një person i panjohur e kishte shtyrë me duar dhe e kishte rrëzuar në tokë, pastaj i dyshuari ia kishte marrë çantën e krahut, në të cilën kishte pasur telefonin celular dhe një kartelë të bankës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njofton Klan Kosova.