Në një pompë të derivateve të naftës në Dragash, nga i dyshuari i maskuar është kryer grabitje e parave të gatshme në vlerë prej 150 eurove.
Viktima, punëtor në pompën e derivateve, ka njoftuar se është sulmuar nga i dyshuar i pa njohur dhe i maskuar, ku nën kërcënimin e thikës i ka grabitur dhe është larguar në këmbë në drejtim të pa njohur.
Si pasojë e lëndimeve viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit ndërsa gjendja e tij shëndetësore sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetën.
Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore, ndërsa me vendimin e prokurorit është inicuar rasti dhe i njëjti mbetet nën hetime.