Grabitje e armatosur si në filma në afërsi të Albi Mall, cak furgoni që bartë para, plagoset shoferi

Një person është plagosur sot në Prishtinë . Ai ka qenë cak i një grabitjeje të atmatosur e cila  ka ndodhur sot në afërsi të “Albi Mall”.

Katër persona të artamosur me armë të gjata dhe të maskuar e kanë sulmuar  një veturë që ishte duke transportuar para për kompaninë Besa Security.

Gazeta online Reporteri.net, nga burime të veta brenda organeve të rendit merr vesh se personi i plagosur është 42 vjecar.

Ai ka marrë plagë në pjesën e shpinës me dy plumba.

Policia poashtu ka gjetur të djegur veturën e gabitësve nëj Pikap i bardhë.