Të mërkurën në orët e mbrëmjes dy persona të maskuar e të armatosur kanë grabitur arkën me para kesh nga një market në fshatin Kraishtë të Lipjanit.
Sipas Policisë, të njëjtit pas aktit janë larguar në drejtim të panjohur.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.










