Grabitja në Duhël: Personat e armatosur morën disa zarfa me para, u larguan me Golf

Grabitja e kombit të postës private në Duhël: Personat e armatosur morën disa zarfa me para, u larguan me Golf

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Nacionalen grabitjen që ka ndodhur në fshatin Duhaël, përkatësisht në një pjesë të daljes së autostradës ‘Ibrahim Rugova.

“Sot, më datë 24.10.2025, rreth orës 07:45, një person mashkull, 44-vjeçar, ka raportuar në polici se derisa ishte duke drejtuar një automjet tip kombi, postë private, në dalje të autostradës në fshatin Duhel, është ndaluar dhe sulmuar nga persona të panjohur”, – i tha Nacionales, Bytyqi.

Ai ka thënë se të dyshuarit, nën kërcënim dhe me forcë kanë marrë zarfa të mbyllur me para dhe janë larguar nga vendi me një automjet të tipit Gold.

“Të dyshuarit, nën kërcënim dhe me forcë, i kanë marrë disa zarfa të mbyllur që dyshohet se përmbanin para. Viktima nuk ka lëndime dhe nuk e di shumën e saktë të parave të grabitura, pasi zarfat kanë qenë të mbyllura. Policia ka reaguar menjëherë dhe është duke u marrë intensivisht me rastin. Deri më tani dyshohet se ishin disa persona dhe ishin të armatosur, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të tipit Golf. Hetimet janë në zhvillim me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve”, tha Bytyqi.