Grabitet një barnatore në Prishtinë

Një grabitje ka ndodhur sot në një barnatore në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës së ftohtë ka grabitur sasi të barnave dhe shiringave (në vlerë rreth 800 euro)”, ka thënë Ahmeti.

Ajo shtoi se Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar./Fokusi.info/

Related Posts