Gjatë natës së mbrëmshme, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ka nodhur një vjedhje e një këmbimore në qendër të qytetit të Ferizajt.
Këmbimorja, pronë e R.SH, është thyer gjatë natës së mbrëmshme, ku sipas deklaratës së pronarit, bëhet e ditur se janë vjedhur një shumë e parave rreth 70 mijë euro.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënsi i Policisë Rajonale në Ferizaj, togeri Agim Gashi.
“Me të marr njoftimin për këtë policia e Ferizajt rreth orës 8:10 ka dalë në vendin e ngjarjes. Me këtë rast është intervistuar viktima, pronari i këmbimores, dhe dëshmitarët e rastit. Policia është duke u marrë me rastn” ka thënë Agim Gashi.
Kjo është vjedhja e dytë që bëhet në këtë rrugë në lokalet të cilat gjenden në qendër të Ferizajt.