Grabitës në shtëpinë e Yamal? Policia mbërrin menjëherë, por gjithçka rezulton “alarm i rremë”

Sipas “El Periódico”, Lamine Yamal, 18-vjeçari i Barcelonës, përjetoi momente frike pasi mendoi se dikush po përpiqej të hynte në banesën e tij. Ai njoftoi policinë pas disa zhurmave të dyshimta, por pas mbërritjes së menjëhershme, forcat e rendit nuk gjetën asnjë shenjë grabitjeje, duke e cilësuar ngjarjen si “alarm i rremë”.

Edhe pse rasti përfundoi pa pasoja, episodi e ka tronditur psikologjikisht sulmuesin, i cili tashmë po përshpejton planet për t’u transferuar në një shtëpi më të sigurt dhe më komode. Yamal kishte shprehur kohët e fundit dëshirën për të blerë ish-vilën e Shakirës dhe Gerard Piqué, pronë luksoze prej 11 milionë eurosh në një zonë elitare të Barcelonës.

Klubi blaugrana ka reaguar menjëherë, duke aktivizuar protokollet e brendshme të sigurisë për të mbrojtur lojtarin dhe familjen e tij. Ngjarja tregon presionet dhe rreziqet që shoqërojnë një talent kaq të ri jashtë fushës.

The post Grabitës në shtëpinë e Yamal? Policia mbërrin menjëherë, por gjithçka rezulton “alarm i rremë” appeared first on Telesport.