Policia raporton se dje në Graqanicë në një pompë të derivateve janë vjedhur para.
Një punëtor ka raportuar në polici se dy persona të maskuar dhe nën kërcenim të armëve kanë grabitur nga ai para.
“Viktima mashkull K-Shqiptar punëtor në pompën e derivateve raporton se nga dy persona të maskuar dhe nën kërcenim të armëve kanë grabitur nga viktima para. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.