Tre persona dyshohet se nën kërcënimin e armëve kanë grabitur dy persona të tjerë.
Sipas raportit zyrtar, rasti ka ndodhur në rrugën “Durak Rada” në Prizren, ku të dyshuarit vodhën 40 euro nga një burrë dhe një grua.
Deri më tani, nuk është raportuar për të arrestuar, ndërsa është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.
“Është raportuar se tre të dyshuar nën kërcënimin e armëve u kanë grabitur para në vlerë prej 40 euro dy viktimave (një mashkulli dhe një femre kosovare). Viktimat nuk kanë lëndime, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.









