Gorani: Osmani tentoi të ngatërrojë qëllimin fillestar dhe përfundimtar të një raportimi

Analisti Dukagjin Gorani ka komentuar rastin e djeshëm të pëngimit të punës së kameramanit të “Paparacit” nga mbrojtja e Presidentes dhe më pas arrestimin e tij.

Gorani kritikoi pretendimet e Osmanit rreth kësaj çështje, duke theksuar se sulmet e saj ndaj mediave nuk kanë bazë dhe nuk lidhen me fëmijët e saj.

“E vërteta është që ty të kanë ‘sulmuar’ dhe jo fëmijët e tu. Dhe ai nuk është sulm. E vërteta është që aty ka shkuar kameramani për me marrë pamje për me shpjegu një çështje. Nuk bëhet fjalë për fëmijët e tu. Ata s’janë as kryefjala as qëllimi i reportazhit ose i artikullit. Çka u mundu kjo sot me bo është me ngatërru qëllimin fillestar, e mendoj unë edhe përfundimtar të një raportimi rreth një personi të rëndësishëm publik, çfarë është Presidenti i vendit.” – deklaroi Gorani në “Pressing”