GOOOOOOOOOOOOOL ASLLANIIIIIIIIIII! Kosova e nis super pjesën e dytë, barazohen shifrat në Bratislavë (video)

Kosova e ka nisur në mënyrë fantastike pjesën e dytë, duke barazuar shifrat që në fillim me anë të Fisnik Asllanit. Pas një krosimi perfekt të Mërgim Vojvodës, Asllani shënoi një gol të jashtëzakonshëm me kokë, duke barazuar shifrat 2-2.

Kujtojmë që pjesa e parë është mbyllur 2-1 për vendasit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 6-të, me anë të Martin Valjent, i cili shënoi me kokë pas krosimit që mori nga Lukas Haraslin nga goditja e dënimit.

Kosova është kundërpërgjigjur në mëyrën më të mirë golit të shpejtë të Sllovakisë, duke barazuar shifrat me Veldin Hoxhën në minutën e 21-të, i cili shënoi me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Mërgim Vojvodës.

Në fund të pjesës së parë, Lukas Haraslin shënon direkt nga goditja e dënimit, duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e portierit Aro Muric dhe mbrojtjes po ashtu.

SHIKOGOLAT

The post GOOOOOOOOOOOOOL ASLLANIIIIIIIIIII! Kosova e nis super pjesën e dytë, barazohen shifrat në Bratislavë (video) appeared first on Telesport.