E pabesueshme ajo që po ndodh në pjesën e dytë në Bratislavë, ku Kosova ka përmbysur disantazhin e pjesës së parë dhe tani po kryeson 2-3.
Dardanët e kanë nisur në mënyrë fantastike pjesën e dytë, duke barazuar shifrat që në fillim me anë të Fisnik Asllanit. Pas një krosimi perfekt të Mërgim Vojvodës, Asllani shënoi një gol të jashtëzakonshëm me kokë, duke barazuar shifrat 2-2.
Ndërkohë që në minutën e 60-të, Florent Muslija shënon golin e tretë pas ekzekutimit mjeshtëror të goditjes së dënimit. Kosova drejt ëndrrës së madhe.
The post GOOOOOOOOOOOOL MUSLIJAAAAAAA! Kosova bën përmbysjen e madhe në Bratislavë (video) appeared first on Telesport.










