Real Madridi ka njoftuar se mbrojtësi Dean Huijsen do të prezantohet nesër, të martën, më 10 qershor, në orën 12:30.
Ceremonia do të zhvillohet në bazën e klubit.
Përpara kësaj, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do ta mirëpresë Huijsen në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të kontratës që do ta lidhë mbrojtësin me klubin për pesë sezonet e ardhshme.
Pas prezantimit, Dean Huijsen do të dalë para mediave për të dhënë një konferencë për shtyp.
/GazetaBlic Sport
The post Real Madridi njoftoi se kur do ta prezantojë Dean Huijsen appeared first on GazetaBlic.