Google njofton telefonin e ri Pixel 9A

Google ka njoftuar se do të nxjerrë në treg Pixel 9A në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar më 10 prill.

Bëhet e ditur se pajisja pritej të dilte menjëherë pas zbulimit të saj më 19 mars, por Google e vonoi atë për të hetuar një “çështje të cilësisë së komponentëve”.

Pixel 9A do të arrijë në të gjithë Evropën më 14 Prill, ndërsa Australia, India, Singapori, Tajvani dhe Malajzia do ta shohin pajisjen më 16 prill, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Google njoftoi se telefoni do të dalë në treg edhe në Japoni së shpejti.

Ende nuk mund ta porosisni paraprakisht Pixel 9A në sajtin e Google, por mund të regjistroheni për t’u njoftuar kur të jetë i disponueshëm.

Pixel 9A fillon nga 499 dollarë dhe vjen me një ekran më të madh se paraardhësi i tij, një çip të përmirësuar Tensor G4 dhe një dizajn që heq kamerën e spikatur të Pixel.

Pavarësisht se ka mbështetje për Google Gemini, ai përdor një version më të kufizuar të modelit të AI, duke rezultuar në mungesën e veçorive të tilla si Pixel Screenshots dhe Call Notes.