Vetëm 13 sekonda pas vërshëllimës së gjyqtarit për fillimin e ndeshjes dhe topi përfundon në rrjetë.
Madje pa u prekur fare nga futbollistët e skuadrës që kaloi në epërsi. Ndodhi në një ndeshje të 17-vjeçarëve në Portugali, mes Sportingut të Lisbonës dhe Uniao Almeirim.
Miqtë nisën topin nga mesi i fushës dhe pas disa pasimeve e kthejnë topin te portieri. Ky i fundit del huq dhe topi kalon vijën fatale.
Një gol për rekord “Guinness”, sepse asnjë nga futbollistët e Sportingut nuk pati kontakt me topin.
Pamjet po bëjnë xhiron e botës, pasi një gol i tillë nuk ka të ngjashëm.