Sonte do të jepen nga FIFA çmimet për më të mirët dhe më të mirat e vitit 2025 në botën e futbollit, si dhe formacioni më i mirë i vitit. Deri tani janë zbuluar disa prej këtyre çmimeve.

Portieri më i Mirë i vitit shkon për Gianluigi Donnarumma. Italiani është hera e parë që fiton këtë çmim. Ndërsa për te femrat, portierja më e mirë e vitit shkon për anglezen e Chelsea-s, Hannah Hampton.

Ndërkohë “Puskas” i këtij viti për golin më të bukur shkon për Santiago Montiel, i cili shënoi një gol spektakolar kundër Independiente Rivadavia. Anësori i Independiente është hera e parë që e fiton këtë trofe. SHIKOGOLIN
The post Goli më i bukur i vitit 2025 dhe portieri më i mirë, FIFA zbulon çmimet e para (foto+video) appeared first on Telesport.











