Goli iu anulua, por mesazhi preku zemrat e gjithë “Camp Nou”. Ferran Torres, dedikim i ndjerë për tifozen

Në një mbrëmje emocionale për Barcelonën, protagoniste nuk ishte vetëm loja në fushë, por edhe gjesti që preku zemrat e tifozëve. Ferran Torres gjeti rrugën e rrjetës gjatë ndeshjes, por goli i tij u anulua për “offside” pas rishikimit me VAR. Megjithatë, momenti mori një kuptim shumë më të thellë për sulmuesin spanjoll.

Menjëherë pas aksionit, Torres ia dedikoi golin Marías, një tifoze e re e klubit katalanas, që humbi jetën pas betejës me kancerin. Mesazhi i tij ishte prekës: “Drita jote do të vazhdojë të shkëlqejë përgjithmonë tek ne. Prehu në paqe, María!”

Ky gjest human i futbollistit blaugrana vjen në një sezon të ngarkuar emocionalisht për Barcelonën, ku përtej objektivave sportive, klubi vazhdon të tregojë lidhjen e fortë me komunitetin e vet. Edhe pse goli nuk u njoh, dedikimi i Torres mbetet një nga momentet më domethënëse, duke treguar se futbolli shkon përtej rezultatit dhe prek jetët e njerëzve.

The post Goli iu anulua, por mesazhi preku zemrat e gjithë “Camp Nou”. Ferran Torres, dedikim i ndjerë për tifozen appeared first on Telesport.