Goli me kokë i portierit të Benfica, Anatoliy Trubin, në minutën e 98-të, është i pari në këtë shekull, që Real Madridi e pëson nga një portier rival. Edhe pse golat e portierëve po bëhen më të shpeshtë, Realit i ndodh mesatarisht një herë çdo 25 vite.
Në futbollin modern shihen herë pas here gola portierësh në Champions League. Rasti i mëparshëm ishte ai i Ivan Provedel me Lazion më 2023 kundër Atletico Madridit. Të veçantë mbeten edhe tre golat me penallti të Butt në Champions, kundër Juventusit, me tri ekipe të ndryshme.
Goditja e Trubin (i gjatë 1.99 m) ishte shumë e saktë. Megjithatë, edhe goli i Toni Prats në janar 2000 në “Bernabéu” nga goditje dënimi ishte i bukur, duke befasuar Iker Casillas. Më herët, më 1976, portieri argjentinas Carlos Fenoy shënoi kundër Realit. Kuriozisht, Reali nuk ka gola të regjistruar nga portierët e tij, ndërsa Barcelona ka një, të shënuar nga Ricardo Zamora më 1919.
PORTIERËT ME MË SHUMË GOLA NË HISTORI
Rogerio Ceni – 127 gola
José Luis Chilavert – 62 gola
René Higuita – 41 gola
Jorge Campos – 41 gola
Dimitar Ivankov – 40 gola
Johnny Vegas – 40 gola
Márcio – 38 gola
Hans Jörg Butt – 32 gola
The post Goli i Trubin, i pari në këtë shekull, që Real Madridi e pëson nga një portier rival appeared first on Telesport.










