Xherdan Shaqiri ka qenë njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të Zvcirës në dekadën e fundit.
Ylli nga Zhegra gjithnjë ka qenë pjesë e padiskutueshme e formacionit startues të Helvetikëve, ku edhe ka shënuar shumë gola të bukur.
Njëri nga golat më të bukur që Shaqiri e ka shënuar me fanellën e Zvicrës është ai në Euro 2016 ndaj Polonisë.
Shaqa shënoi në stilin me gërshërë dhe ky gol po cilësohet si më i miri në Zvicër sipas gazetës prestigjioze Blick.