Goli i Ronaldos vlen për statistikë, Al-Nassr zhgënjen sërish. Pas 4 ditësh “finalja” vendimtare (video)

Al-Nassr zhgënjen sërish. Ekipi ku luan Cristiano Ronaldo ka dështuar ndeshjen e tretë rresht, këtë herë duke u mundur në shtëpi 1-2 nga Al Qadsiah. Golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit.

Miqtë shënuan fillimisht me meksikanin Julian Quinones në minutën e 51-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe mbi të gjitha gafës fatale të portierit vendas, Al-Aqidi. SHIKOGOLIN

Nahitan Nandez dyfishoi shifrat për miqtë në minutën e 65-të, i cili ndoqi në mënyrë të përkryer aksionin e shpejtë dhe pasi tentativa e parë u ndalë nga vendasit, uruguaiani dërgoi topin në rrjetë me goditjen e tij. SHIHGOLIN

I zakonshmi Cristiano Ronaldo ngushtoi shifrat nga penalltia në minutën e 81-të, por që goli i tij vlen për statistikat personale. Rezultati final 1-2.

Ndërkohë, Al-Hilal i Simone Inzaghi nuk di të ndalet. Merr fitoren e radhës 3-0, këtë herë ndaj Al Hazem, me golat e Milinkovic Savic, Ruben Neves dhe Darëin Nunez.

Pas 13 javësh, Al-Hilal kryeson me 3 pikë më shumë se Al-Nassr. Pas 4 ditësh, dy ekipet kryesuese do takohen në përballjen direkte, vendimtare në garën për titullin kampion në Arabinë Saudite.

The post Goli i Ronaldos vlen për statistikë, Al-Nassr zhgënjen sërish. Pas 4 ditësh “finalja” vendimtare (video) appeared first on Telesport.