Goli i Leo Messit të dëmtuar, me tuta sportive, tejkalon 563.000 shikime (video)

Leo Messi po rikuperohet pas dëmtimit që pësoi gjatë miqësores së parasezonit të Inter Miami kundër Barcelona de Guayaquil, çka çoi edhe në shtyrjen e ndeshjes ndaj Independiente del Valle. Diagnoza ishte tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Takimi do të luhet më 26 shkurt.

Ndërsa po shërohet, ylli argjentinas po kalon kohë me familjen dhe fëmijët e tij, që luajnë në akademinë e Inter Miami. Fundjavën e kaluar ai u pa pranë fushës së bashku me Antonella, i veshur sportivisht dhe duke shijuar ndeshjen.

Në një moment, me duart në xhepat e “bermudave”, Messi mori një top pranë tij dhe tregoi sërish magjinë. Ai goditi me të majtën, me efekt dhe nga një kënd i vështirë pranë vijës fundore, duke e dërguar topin në rrjetë. Videoja, e shpërndarë në rrjetet sociale, ka kaluar mbi 563.000 shikime.

The post Goli i Leo Messit të dëmtuar, me tuta sportive, tejkalon 563.000 shikime (video) appeared first on Telesport.