Real Madrid fitoi mbrëmë 4-1 ndaj Elche në “Santiago Bernabeu”, në sfidën e vlefshme për javën e 28-të në La Liga. Vëmendjen kryesore në këtë takim e mori goli i shënuar nga Arda Guler në minutat e fundit, ku turku shënoi me një goditje spektakolarë më shumë se nga gjysma e fushës.
Distanca nga e cila është shënuar goli i Arda Guler ëhstë plot 68 metra. Fantazisti turk ka barazuar rekordin e jashtëzakonshëm të Antonio Jose, në sfidën Numancia-Sevilla në vitin 2004.
Deri para golit të mbrëmshëm të Guler, rekordin për golin nga distanca më e largët për Real Madridin e mbante ish-mbrojtësi anësor Mikel Lasa, i cili shënonte nga 58 metra në vitin 1994 kundër Sevilla.
The post Goli i Arda Guler ndaj Elche futet në historinë e La Ligës, turku barazon rekordin që vendoset njëherë në jetë appeared first on Telesport.










