Goli i Albion Rrahmani nuk mjafton, Sparta Praga humb në finale të Kupës së Çekisë

Sigma Olomuc ka fituar Kupën e Çekisë duke e mposhtur në finale Sparta Pragën e shqiptarëve me rezultat 3-1. 

Sparta Praga e nisi lojë me vetëm Qazim Laçin, ndërsa Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci ishin në bankë. 

Sigma e mbylli pjesën e parë në epërsi prej 3-0, me dy golat e Filip Zorvan dhe një gol të Matej Mikulenka. 

Me të filluar pjesa e dytë, Rrahmani u fut në lojë dhe nuk vonoi shumë ai la shenjë në këtë ndeshje. 

Në minutën e 61-të, ai ekzekutoi me saktësi një penallti, për ta dërguar rezultatin në 3-1, me të cilin u mbyll edhe takimi. 

Ermal Krasniqi u fut në lojë në minutën e 69-të, por edhe pse kishte tentime, nuk arriti të shënonte. 

Sparta Praga po e mbyll një sezon pa trofe, ndërsa goli i sotëm i Albion Rrahmanit ishte i dhjeti këtë sezon.