Mbrëmje e hidhur për Paulo Dybala, pavarësisht një goli me vlerë historike. Argjentinasi shënoi golin e tij të 200-të në karrierë, mes klubeve dhe kombëtares, por penalltia e realizuar nuk mjaftoi që Roma të shmangte humbjen në “Europa League” ndaj çekëve të Viktoria Plzen, që triumfuan 2-1 në “Olimpico”.
“Krijuam më pak se ndaj Interit, por hymë keq në fushë. Kur i nënvlerëson ndeshjet ndodhin këto gjëra. Na mungoi agresiviteti, hymë të butë në lojë, kjo është e vërteta, – deklaroi Dybala për “Sky Sport”. – Është e keqe ta thuash: flasim mes nesh, por në fushë nuk e zbatojmë”.
Lidhur me 4 humbjet mes kampionatit dhe kupës, ai shtoi: “Sot nuk duhet të shqetësohemi, por të kuptojmë gabimet dhe të vazhdojmë gjërat pozitive, sepse në kampionat po bëjmë mirë. Kemi fituar edhe shumë ndeshje të vështira”.
The post Goli i 200-të i Dybala nuk e shpëton Romën nga humbja: Na mungoi vendosmëria, ishim të ngadaltë appeared first on Telesport.










