Bayern Munich ka siguruar kalimin në finale të Kupës së Gjermanisë.
Bavarezët kanë arritur me shumë vështirësi të fitojnë 2 – 3 në udhëtim te Werder Bremen, në një ndeshje, ku shkëlqeu Milot Rashica.
Bayern krijoi epërsi prej 0 – 2, ku Robert Lewanodowski në minutën e 36’ dhe Thomas Muller në minutën e 63’, arritën të shënonin.
Werderi ia doli të rikthehej në lojë, kur fillimisht Rashica në minutën e 74’ asistoi për Osako.
Një minutë më vonë, Rashica pas një depërtimi të jashtëzakonshëm, barazoi rezultatin në 2 – 2.
Por, në minutën e 80’, Bayern Munich fitoi një penallti, të cilën në gol e shndërroi Robert Lewandowski, për t’i dërguar bavarezët në finale të Kupës së Gjermanisë.