Muzika, si një ndër format më të fuqishme të ndikimit kulturor, shpesh bëhet pikë përplasjeje në shoqëritë me histori të ndërlikuar politike e etnike.
Pikërisht këtë temë e trajtoi së fundmi emisioni “Krejt N’debat”, ku u diskutua “Ndikimi i muzikës sllave tek artistët shqiptarë”.
I ftuar në panel, reperi i njohur shqiptar Gold AG shfaqi hapur qëndrimin e tij kundër atyre që promovojnë muzikë nga artistë serbë.

Në një nga momentet më të diskutueshme të emisionit, Gold AG u shpreh se është i zhgënjyer nga fakti që shumë shqiptarë dëgjojnë këngëtaren e njohur serbe, Svetlana Raznatovic – e njohur gjerësisht si Ceca, të cilën e lidhi me figura të errëta të historisë, përfshirë bashkëshortin e saj të ndjerë, Arkanin.
“Ka plot që e dëgjojnë edhe atë edhe plot të tjera që janë me të gjitha të këqijat, qoftë nga vetja, qoftë nga burri. Do të thotë, janë racë e ndytë, po sido që të jetë, njerëzit tanë e dëgjojnë. Unë kam plot raste prej Facebookut që i kam fshirë disa miq”, deklaroi reperi.