Gold AG bëhet baba për herë të tretë – i vendos emrin vajzës Emblema

Artisti i njohur nga Presheva, Gold AG, njofton se është bërë baba për herë të tretë.

Ai dhe partnerja e tij, Ermira, kanë mirëpritur një vajzë – që i kanë vënë emrin Emblema.

Ndërkohë, ata kanë bashkë edhe dy fëmijë të tjerë: Gueril dhe Front.

Më poshtë postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):

“Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit e Mëshirëplotit që sot prap na furnizoi e na gëzoi me një dhuratë të çmueshme, me një vajzë.

Unë dhe Ermira u bëmë prind për herë të tretë, e Guerili e Fronti u bënë me një motër.

O Allah o Zoti im bëje rob falenderues dhe bëje më të mirë se sa ne e mendojmë.

Çika e babit o gëzimi jonë, babi emrin po ta lo EMBLEMA, ruje dhe duje dhe dije që je gjë e çmuar dhe e paprekshme si emblema me tri shkronjat e arta.

Paç shëndet e gjitha të mirat e Zotit bijë, e dije që deri sa të kem jetë do të jem krah i joti.

Emblema e babit me këtë datë lindi edhe gjyshi yt që ti nuk e ke në këtë botë, por kur të rritesh do ta kuptosh se sa e deshi këtë flamur që ja jep hijeshinë emblemës.

Qofshim krenar me ty e mira e babit.Faleminderit o Zot për të mirat e Tua të pafundme”.