Gola, tension dhe spektakël. Real Madrid “hakmerret” ndaj Atletico-s, “El Clasico” në finale (video)

Real Madrid është finalisti i dytë për Superkupën e Spanjës dhe në finalen e madhe do kemi “El Clasico”. Në gjysmëfinalen e lujtur në Yeddah të Arabisë Saudite, mes Atletico Madrid dhe Real Madrid, fituan 1-2 “Los Blancos”, duke u “hakmarrë” ndaj humbjes 5-2 në La Liga.

Derbi u zhbllokua që në minutën e 2-të, ku Federico Valverde shënoi një gol spektakolar përmes një goditjeje të fuqishme dënimt nga distanca, duke na kujtuar golat e Roberto Carlos. Në minutat në vijim, Real Madrid pati dy shanse të mira me Rodrygo Goes dhe Vinicius Junior, por pa gjetur golin.

Në anën tjetër, Atletico Madrid pati shanset e veta me Alex Baena dhe Alexander Sorloth dhe Julian Alvarez, por pa gjetur dot rrjetën, falë edhe një super Thibaut Courtois. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Real Madridin.

Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso e nis shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e dytë në minutën e 54-të me Rodrygo. Braziliani tregoi gjithë klasin e tij duke shënuar një gol shumë të bukur, pas asistit po aq të bukur të Federico Valverde.

Në minutën e 57-të, Giuliano Simeone kroson në zonë, Alexander Sorloth mposht me kokë Thibaut Courtois. Pavarësisht tensioneve të shumta në fushë dhe mundësive për të dy ekipet, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Real Madrid fiton 1-2 dhe në finalen e të dielës do të përballet me Barcelonën.

https://www.SHIHGOLAT/2026/01/atletico-real-madrid.html

The post Gola, tension dhe spektakël. Real Madrid “hakmerret” ndaj Atletico-s, “El Clasico” në finale (video) appeared first on Telesport.