Në miqësoren e luajtur në “Gillette Stadium” në SHBA, mes Brazilit dhe Francës, nuk munguan golat, spektakli në fushë, nervat dhe gjithçka tjetër për ta bërë atë një sfidë mjaft interesante. Përsa i përket rezultatit, “Gjelat” e drejtuar nga Didier Deschamps fituan 2-1.
Sfida u zhbllokua në minutën e 32-të, ku pas një asisti të mrekullueshëm të Ousmane Dembele, ishte Kylian Mbappe që tregoi gjithë klasin e tij dhe mposhti Ederson me një parabël. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për francezët.
Në minutën e 55-të, Franca mbetet më 10 lojtarë, pas faullit të Dayot Upamecano ndaj lojtarit të fundit, Wesley Franca. Megjithatë, në minutën e 65-të, francezët gjejnë golin e dytë me Hugo Ekitike, pas asistit të Michael Olise.
Në minutën e 77-të, Bremer ngushton shifrat për brazilianët, pas topit të arhdur në zonë nga goditja e dënimit dhe asistit të Luis Henrique. Miqësorja mbyllet 1-2 për Francën.
The post Gola, spektakël dhe karton i kuq në miqësoren mes Brazilit dhe Francës (video) appeared first on Telesport.










