Gola performon 2 mijë e 500 vota më dobët se Kusari-Lila në garën kundër Ardian Gjinit në Gjakovë

Ardian Gola i Vetëvendosjes ka performuar dobët më shumë se Mimoza Kusari-Lila në vitin 2021 (raundi i parë) në zgjedhjet lokale kundër Ardian Gjinit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kusari-Lila kishte marrë 15 mijë e 426 vota në raundin e parë në garën kundër Ardian Gjinit – përkatësisht 37.2%.

Derisa votat e Ardian Gjinit mbeten identike në Gjakovë si në 2021 (raundi i parë) si më 2025 (raundi i parë), Vetëvendosja me Golën del të ketë humbur rreth 2 mijë e 500 vota.

Ardian Gola edhe zgjedhjet e fundit parlamentare dështoi të merr mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës.